Transmetuar më 15-09-2020, 21:38

Një moment i frikshëm është filmuar në Australi ku një person tenton të rrëmbejë një fëmijë.

Bëhet fjalë për një person i cili nën ndikimin e lëndëve narkotike ka tentuar të rrëmbejë nga duart e një burri, fëmijën e tij 2-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në Melbourne, ndersa 41-vjeçari Michael Paul Rawson, sapo ishte liruar nga burgu, pasi ishte dënuar për posedim të lëndëve narkotike.

Në momentin e parë që doli, ai pa në rrugë një baba që kishte dalë në shëtitje me djalin e qenin e tyre.

Në mënyrë të papritur, 41-vjeçari drejtohet me shpejtësi aty ku ndodheshin babë e bir dhe me dhunë  tenton që të rrëmbejë fëmijën.

Kur u ndesh me kundërshtinë e babait, Rawson filloi të bëhej i dhunshëm dhe të grushtojë atë para syve të të birit.

Fatmirësisht atë e neutralizojnë kalimtarët e rastit dhe e mbajnë nën kontroll.

Raportohet se 41-vjeçari Rawson është arrestuar nga policia dhe tashmë pritet që të dalë para trupës gjykuese.

Më poshtë pamjet: