Transmetuar më 15-09-2020, 21:45

Ka nisur një gjyq i ri për ‘kanibalin i cili përdhunoi dhe theri ish të dashurën para se t’i hante edhe pjesë të trupit, përfshirë trurin e saj”.

Ekipi i hetuesve paralajmëroi se do të shfaqen foto të skenës së krimit edhe ‘më keq se çdo gjë që mund të jetë parë në një film horror’

Gjyqi i vrasjes së Joseph Oberhansley filloi të premten, në qarkun Clark në Indiana, SHBA.

36-vjeçari akuzohet për vrasje, përdhunim, abuzim të një kufome dhe vjedhje, pas ngjarjes së vitit 2014, ku humbi jetën ish-e dashura e tij 46-vjeçare, Tammy Jo Blanton

Gjyqi i parë i Oberhansley përfundoi papritmas në fund të vitit të kaluar.

Gjyqtari e deklaroi gjykimin të gabuar, pasi një dëshmitar i prokurorisë solli prova të gabuara.

Ndërsa filloi gjyqi i tij i dytë, prokurorët paralajmëruan gjykatën se do të shihen foto të skenës së krimit më keq se në çdo film horror.

Oberhansley akuzohet për thyerjen e shtëpisë së Blanton më 11 shtator 2014 dhe më pas përdhunimin dhe goditjen me thikë të saj, deri sa e vrau.

Ai më pas dyshohet se hëngri pjesë të trupit të saj, përfshirë trurin e Blanton.