Për turizëm nuk është vetëm vera! Vjeshta afron pamje spektakolare (Fotot)
Transmetuar më 15-09-2020, 21:20

Ditët e verës kanë mbaruar, por pavarësisht uljeve të temperaturave, nuk ka nevojë të dëshpërohesh.

Vjeshta është stina më spektakolare. Gjatë verës, guidat turistike kanë rekomanduar kryesisht edhe vendet e Ballkanit, ku më së shumti veçohen Kroacia, Greqia dhe Turqia.

Shqipëria, megjithëse afron vende përrallore, ka ende shumë punë për të bërë siç janë investimet për tëruzmin, për të tërhequr sa më shumë të huaj.

Përmes fotove jepen disa nga destinacionet më të mira mahnitëse për të dëshmuar ngjyrat e lavdishme të vjeshtës.

Gjatë COVID-19, udhëzimi për udhëtim mund të ndryshojë në secilin vend.

Por pamjet mahnitëse, nga Europa dhe bota, tregojnë se çdo vend rezervon bukuri të rralla natyrore.

Nga Anglia, Franca, Norvegjia, në SHBA, Amerikën Latine, Kinë, Japoni, vjeshta rezervon vende të posaçme për pushime.

Sigurohuni që të kontrolloni rregullat më të fundit të udhëtimit para nisjes dhe të ndiqni këshillat e qeverisë.

/NOA.al