Transmetuar më 15-09-2020, 20:58

Për aktorin e njohur të humorit, Julian Deda, sot ishte një ditë e veçantë.

Julian Deda festoi sot 39-vjetorin e lindjes.

“Faleminderit…!”, shkroi ai pas urimeve të shumta, shumë prej të cilave surprizë, apo edhe dhuratave që mori sot, në këtë ditë të veçantë.

“Sot në 15 Shtatorin e 39 të jetes sime ndjehem tmerrësisht mirë, ndjehem i vlerësuar, i respektuar, i sigurt dhe shumë i llastuar”, – tha Jul Deda.

“E gjithë kjo ndjesi vjen nga fjalët tuaja të mira të rreshtuara në çdo urim, që dërguat sot drejt meje me të gjitha menyrat. Ju jam mirenjohës”.

“Per mua, raporti i drejt për drejt dhe i sinqertë me ju, është jetik, vlen aq shumë sa nuk thuhet me fjalë. Ju kam shumë për zemër.

“Jeni më të mirët…!”, – mbyll mesazhin e tij Julian Deda.

/NOA.al