Transmetuar më 15-09-2020, 19:03

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasdite në Bathore, Tiranë.

Mësohet se vrasja ndodhi brenda familjes, rreth orës 17:45, në lagjen pranë rrugës "Apollonia". Paraprakisht u raportua se pas konfliktit një shtetas ka vrarë kunatën e tij.

Sipas policisë, autori vrau kunatën me armë zjarri, për motive të dobëta.

Mësohet se shtetasi Agron Tanushi vrau kunatën e tij, shtetasen Jetmira Hasani.

Pas krimit ai është larguar dhe po kërkohet nga policia.

Mësohet se kunati ka vrarë nusen e vëllait, për moral, edhe pse ai jetonte në shtëpi të ndara me vëllain dhe nusen e tij.

Policia po heton rrethanat e krimit të rëndë. /NOA.al