Transmetuar më 15-09-2020, 18:28

Një aksident është rregjistruar pasditen e sotme në Vlorë.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Skelës, pranë rreth-rrotullimit.

Një grua teksa po kalonte me biçikletë është përplasur nga një makinë, dhe ka mbetur e plagosur rëndë.

Ajo është nisur me urgjencë për në spitalin e Vlorës. Nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.