Transmetuar më 15-09-2020, 18:08

Policia ndërhyri pas denoncimit se një burrë kishte vënë një gjarpër të madh në vend të një maske fytyre, ndërsa po udhëtonte dje me një autobus në Salford.

Burri përdori zvarranikun e madh, i cili varej rreth qafës së tij, dhe që i mbulonte fytyrën, ndërsa hipi në Swinton për në Mançester, në rrethinat e  Salford.

Pasagjerët e tronditur vështronin të habitur ndërsa burri – duke qeshur dhe u talluar qartazi me kufizimet e koronavirusit, teksa përdorte këtë lloj veshje si të detyrueshme për mbulimin e rrugëve të frymëmarrjes në transportin publik, në Angli – vendosi më pas ta largojë gjarpërin nga rreth qafës së tij.

Të pranishmit e përshkruan skenën si tmerr.

Autoritetet e dënuan aktin, por ka paqartësi nëse është vepër penale një gjë e tillë, duke qenë se burri mund ta ketë stërvitur gjarprin dhe lejohet mbajtja e një kafshme të parrezikshme, nëse nuk shkakton dëm te të tjerët.