Transmetuar më 15-09-2020, 17:48

Dy vite më parë në një ngjarje tronditëse au vrau gruan, Valbona Markun si dhe vajzën 9-vjeçare Klarën.

Gjykata Themelore në Gjakovë, pas rigjykimit e ka dënuar të hënën autorin e ngjarjes, Pjetër Ndrecaj, me vetëm 24 vjet e gjashtë muaj burg.

Por vendimin e Gjykatës nuk po pajtohet familja Marku.

Vëllai i të ndjerës, Shkëlzeni tha për ‘Objektiv’ se gjykata në Gjakovë është e korruptuar.

Sipas Markut, drejtësia në Kosovë ka dështuar lidhur me rastin e motrës dhe mbesës së tij.

Si mund të dënohet me 24 vjet, pa llogaritur uljet e mundshme të dënimit, autori i një vrasje të dyfishtë, aq më tepër kur akuzohet për vrasje me paramendim.

Sipas vëllait të Valbona Markut Ndrecaj disa herë i ka ndërruar fjalët në gjykatë duke u munduar që fajin t’ia lerë familjes Marku.

“Rasti ka ndodh para më shume se dy vitesh dhe prapë gjykata e ka kthye rastin prej fillimit për një arsye të  vetme, duke u arsyetuar se ka pranua një vrasje, por jo të dytën, nëse e keni përcjell seancat gjyqësore asnjë rast të vetëm i akuzuari nuk i ka pas fjalët e njëjta duke u munduar ta njollos edhe më shumë emrin e familjes tonë”, tha ai.

“Duke u munduar të na bëjë fajtor mua dhe vëllain tim, edhe pse nuk ekziston as edhe një fakt ose dëshmi e vetme në atë drejtim”, – u shpreh ai, vendimi ishte skandaloz. – “Thjesht duke nxitë urrejtjen dhe mllefin kundër familjes tonë, gjë që i lejohet nga një gjykatës i korruptuar, me një avokat që njihet për devijim e se vërtetës dhe te drejtës njerëzore”, – tha i revoltuar vëllai i së ndjerës Shkëlzeni.

/NOA.al