Transmetuar më 15-09-2020, 16:40

Sipas të dhënave të ditës së sotme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri tani në të gjithë botën SHBA si shtet ka numrin më të lartë të infektuarve dhe vdekjeve.

Në botë janë rregjistruar nga të dhënat zyrtare 29,119,433 raste pozitive me Covid-19.

Gjithsej në të gjithë globin numërohen 925,965 vdekje.

Pra gati 1 milion kanë humbur jetën si pasojë e Covid.

Kjo do të thotë se reth 3 për qind është vdekshmëria në rang global, nga Covid-19, shifër kjo e lartë, krahasur me atë që u tha në fillim, kur epidemia shpërtheu në Kinë.

Amerika Veriore, ku bën pjesë SHBA, është kontinenti më i prekur me 14,903,891 raste pozitive.

Azia Juglindore numëron 5,565,977 raste.

Europa si kontinent në total ka rregjistruar 4,840,830 raste pozitive.

Mesdheu Lindor ku bëjnë pjesë Italia, Spanja, Franca numëron 2,132,383 raste.

Afrika deri më sot ka regjistruar 1,119,641 dhe Paqësori Perëndimor 555,970 raste.

Statistikat e 24 orëve të fundit në Shqipëri

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, situata në spitalet tona vijon të jetë e qëndrueshme.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon:

68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.

53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (15 Shtator 2020)

Testime totale 75576

Raste pozitive 11672

Raste të shëruara 6668

Raste Aktive 4664

Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2366

Durrës 520

Shkodër 362

Lezhë 267

Elbasan 248

Korçë 209

Fier 192

Vlorë 170

Kukës 140

Berat 92

Dibër 51

Gjirokastër 47

/NOA.al