Koronavirus i merr jetën dy personave në vend, njihuni me situatën për 24 orët e fundit
Transmetuar më 15-09-2020, 16:18

Dy persona kanë humbur jetën, të cilët ishin prekur më herët me koronavirus, dhe prej ditësh në gjendje të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë raporton se të dy pacientët vuanin edhe nga sëmundje të tjera.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë evidentuar 152 raste të reja nga 810 testime.

Në spitale vijojnë të marrin trajtim mjekësor 171 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 8 intubim.

53 është numri i të shëruarve në 24 orët e fundit. /k.k/noa.al/