Transmetuar më 15-09-2020, 16:12

Tre zyrtarë të Gjykatës së Kurbinit kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin.

Për pasojë ky institucion është mbyllur, ndërsa në mesin e të prekurve ka edhe gjyqtarë.

Kjo situatë vijon prej 1 javë dhe fillimisht u karantinua i gjithë personeli përfshirë dhe prokurorinë, e cila ndodhet në të njëjtin ambient.

Por duke qenë se Gjykata e Kurbinit ka vetëm tre gjyqtare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një listë të gjyqtarëve nga kryeqyteti të cilët do të trajtojnë çështjet urgjente siç janë masat e sigurisë. /k.k/noa.al/