Transmetuar më 15-09-2020, 15:33

Në Kosovë është vënë re një përmirësim i ndjeshëm i situatës me koronavirusin.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë vetëm një pacient, si pasojë e virusit.

Edhe rastet e reja janë më të ulëta sesa ditët apo javët e mëparshme.

Nga testimet e realizuara për të dyshuar me koronavirus, kanë rezultuar pozitivë 71 raste.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 14 mijë e763, ndërsa 601 persona kanë humbur jetën. /k.k/noa.al/