Transmetuar më 15-09-2020, 14:45

Dy persona janë arrestuar pasi goditën për shkak të detyrës një punonjës policie.

Në pranga kanë përfunduar të rinjtë, E. Q., 25 vjeç dhe R. Q., 21 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në pedonalen e qytetit të Tepelenës, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/