Transmetuar më 15-09-2020, 14:23

Katër persona të dënuar për drogë nga Tepelena dhe Gjirokastra, janë vënë në shënjestrën e Operacionit Forca e Ligjit, për shkak se dyshohet se pasuria e tyre është produkt i aktivitetit kriminal.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Raul Skënderi, banues në Tepelenë, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

-Mirand Meça, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Kreshnik Gërveshi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

-Ali Basha, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al