Transmetuar më 15-09-2020, 12:07
Foto ilustruese

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, duke vënë në pranga një person.

Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas person shpërndante drogë në doza, policia e Matit bëri arrestimin e Mariglent Palluçit, 25 vjeç banues në Rukaj.

Arrestimi i tij u bë pasi, në afërsi të fshatit Urakë, gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti këtij shtetasi 20 doza me lëndë narkotike, kanabis sativa, të bërë gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj Palluçit hetimet janë në vijim, për të zbuluar persona të tjerë me të cilët bashkëpunonte, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Matit, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al