U gjet i vrarë në makinë, Kapllani dyshohet se u ekzekutua në pritë me silenciator
Transmetuar më 15-09-2020, 10:12

I riu i cili u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm brenda makinës së tij në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë, dyshohet të jetë ekzekutuar me silenciator.

Ky dyshim vjen prej faktit se banorët e zonës, nuk kanë dëgjuar asnjë krismë, teksa policia dyshon se viktimës i është ngritur pritë.

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit Klevis Kapllani, u gjet brenda mjetit të tij tip “Fiat Punto”, në një rrugë të fshatit ku jetonte, rreth 300 metra larg shtëpisë së tij.

Ishte një banor i zonës i cili kishte dalë për të shitur qumësht, ai që u përball me skenën e krimit duke lajmëruar policinë.

Zbulimi i rëndë u bë rreth orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të marte.

Viktima rezulton me precedentë penalë, i dënuar për drogë në Itali, i cili prej dy vitesh ishte kthyer në Shqipëri. /a.y/noa.al

Kush është i riu i vrarë brenda në makinë, çfarë u zbulua për të shkuarën e tij/ Emri

Gjendet i pajetë në makinë një djalë i ri, dyshimet e policisë