Ndahet nga jeta aktori i njohur nga Kosova
Transmetuar më 15-09-2020, 09:52

Ndahet nga jeta aktori i njohur në Kosovë, Adem Mikullovci. Aktori, u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 81-vjeçare, ndërsa lajmin e hidhur e dha e shoqja, Lumnije Mikullovci.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, e veja e aktorit shkruan:

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndërroi jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”.

Adem Mikullovci lindi në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.

Mikullovci gjithashtu ka qenë delegat i Kuvendit i cili shpalli deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992.

Po ashtu ai ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës. /a.y/noa.al