Transmetuar më 15-09-2020, 09:36
Foto ilustruese

Bllokohet në portin e Durrësit, një makinë e cila dyshohet të jetë vjedhur në Angli.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare, bazuar edhe në analizën e riskut, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi K. C., i cili po drejtonte mjetin tip “BMW”.

Pas verifikimeve të thelluara, në bashkëpunim me policinë Durrës dhe Interpol Tirana, rezultoi se mjeti “BMW” ishte vjedhur në Angli më datë 28 gusht.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga ana e policisë u bë ndalimi i shtetasit anglez K. C., 55 vjeç, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”. /a.y/noa.al