Transmetuar më 15-09-2020, 09:07

Personi që shikoni në fotografi, është 33-vjeçari Klevis Kapllani, i cili u gjet i vrarë brenda makinës së tij.

Zbulimi i rëndë u bë rreth orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të marte, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Policia tha është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, Klevis Kapllani, 33 vjeç.

Viktima rezulton me precedentë penalë, i dënuar për drogë në Itali. I ndjeri kishte rreth dy vite që ishte kthyer në Shqipëri, pas qëndrimit për disa vite në shtetin fqinj.

Policia thotë se nën drejtimin e Prokurorisë Kavajë, vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al

Kush është i riu i vrarë brenda në makinë, çfarë u zbulua për të shkuarën e tij/ Emri

Gjendet i pajetë në makinë një djalë i ri, dyshimet e policisë