Transmetuar më 14-09-2020, 20:36

Mbi aksidentin tragjik që ndodhi në orët e para të së dielës, i tërë komuniteti shqiptar që banon në ishullin e Naxos, Greqi, por edhe më gjerë, janë duke u lutur për vajzën e mitur të familjes shqiptare, e cila ndodhet në koma.

Babai, nëna, dy vajzat dhe djali i tyre ishin në makinë, kur ndodhi aksidenti.

Nëna humbi jetën menjëherë dhe vdekja e saj u konfirmua në spitalin e Naxos.

Mediat greke shkruajnë se vajza e vogël e familjes, Oriana, 9 vjeçe, ndodhet në koma në një spital në Athinë.

Luljeta, 15-vjeçare ka pësuar fraktura në legen dhe mund t’i nënshtrohet operacionit në një spital të Athinsës.

Vëllai i tyre, i cili ishte gjithashtu në makinë, paraqitet më mirë dhe pritet të dalë nga spitali, ashtu si edhe babai i tyre, që ka pësuar thyerje të lehta.

Të gjithë të aksidentuarit, përveç nënës që vdiq në ishull, u dërguan me helikopter në spital.

Policia ka konfirmuar se familja po kthehej në shtëpi pasi kishte dalë në një restorant.

Po hetohet nëse babai kishte konsumuar sasi alkooli, çka dyshohet se ishte shkak i aksidentit.

Θανατηφόρο τροχαίο στη Νάξο

Publiée par cyclades24.gr sur Dimanche 13 septembre 2020

/NOA.al