Transmetuar më 14-09-2020, 18:31

Identifikohet autori që plagosi me armë zjarri dy persona, babë e bir, pak ditë më parë në Durrës.

Ai është identifikuar vetëm me inicialet A. Ll, i cili është shpallur në kërkim.

Burimet zyrtare thonë se autoritetet policore po krehin zonën në të cilën kanë informacion se mund të fshihet i akuzuari.

Sa i përket ngjarjes, më datë 14.09.2020, rreth orës 17:45, në lagjen nr.14, Durrës, pas një konflikti të çastit, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit H.B. dhe M.B., (babë e birë), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. /k.k/noa.al/