Transmetuar më 14-09-2020, 16:32

Aksident i rëndë është regjistruar në Fushë-Bulqizë, pak çaste më parë.

Është përlasur një mjet tip “Benz” me një furgon.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona.

Elvira Përkoxha, 27-vjeçe, e cila drejtonte mjetin Benz dhe udhëtonte me vjehrrin e saj, mësohet se është plagosur rëndë.

Ajo është nisur drejt Tiranës me Helikopter. Dy të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Peshkopisë.

NOA.al