Transmetuar më 14-09-2020, 15:52

Një 54-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga policia.

Burri me inicialet Xh. B., u arrestua pasi ka goditur me grushte shtetasin N. Ç., 43 vjeç, banues në Lushnjë, me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17-vjeçe.

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit N. Ç., për veprat penale "Ngacmimi seksual", "Plagosja e lehtë me dashje", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Gjatë kontrollit personal këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një kapsollë detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një mjet prerës (thikë).

Të dy të arrestuarit ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme proceduriale. /k.k/noa.al/