Transmetuar më 14-09-2020, 15:45
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 të ditës së sotme, te rruga e “Elbasanit”, ku në ngjarje u përfshinë 1 makinë dhe 1 motor.

Policia thotë se janë përfshirë në përplasje motorri me drejtues shtetasin K.B., me mjetin me drejtues F.B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/