Transmetuar më 14-09-2020, 15:45

Një aksident me plagosjen e një shtetasi ndodhi pak çaste më parë në kryeqytet.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:30, në “Rrugën e Elbasanit”.

Janë përfshirë në përplasje motorri me drejtues shtetasin K.B., me mjetin me drejtues F.B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorrit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.