Transmetuar më 14-09-2020, 15:34

Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar sot në mungesë Domart Konjarin, duke caktuar për të 15 vite burg.

Ai akuzohet për disa vepra të rënda penale në Francë, të tilla si trafik ndërkombëtar droge.

Konkretisht, në dosjen e tij përmendet vrasja e 29 gushtit të vitit 1998, kur është ekzekutuar Gentian Dervishi, i njohur ndryshe me nofkën “Gent Kadaifi”.

Më herët ai ishte liruar nga ish-Gjykata për Krime të Rënda, madje kjo solli edhe përplasje mes Francës dhe Shqipërisë.

Në fundit e vitit 2015, Domart Konjari u arrestua rastësisht duke lënë Shqipërinë me një pasaportë false, ndërkohë që rezultoi se ishte në kërkim nga Franca si trafikant i një rrjeti që shiste kokainë e heroinë në Marsejë.

Ndër të tjera mësohet se ai merrej me trafik drogë nga Italia, në Spanjë dhe në Francë.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e mbajti vetëm një muaj në paraburgim të dyshuarin. Pasi siguroi masën e sigurisë për “detyrim paraqitje”, Konjari u arratis për në drejtim të paditur. /k.k/noa.al/

I akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, Prokuroria kërkon 15 vjet burg për Domart Konjarin