Transmetuar më 14-09-2020, 12:40

Tre persona në Vorë dhe në Durrës, të dënuar për drogë dhe vrasje, duhet të deklarojnë burimin e pasurisë së tyre, e cila dyshohet të jetë produkt i aktivitetit kriminal.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Alket Zeneli, banues në Vorë, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

-Durjan Guza, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Marjel Firza, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al