Transmetuar më 14-09-2020, 11:17
Foto ilustruese

Një person i akuzuar për përndjekje ndaj një vajze, është vënë në prangat policisë Tiranë.

I arrestuari është E. K., 25 vjeç, i cili akuzohet se ka përndjekur vazhdimisht për një periudhë kohe 29-vjeçaren A. A.

Efektivët e komisariatit Nr. 1 bënë arrestimi në flagrancë të të dyshuarit për veprat penale “Përndjekja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetasit

29-vjeçari ka shkuar në banesën e shtetases A. A., dhe është konfliktuar me vëllanë e saj, si dhe i ka dëmtuar atij mjetin e parkuar.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e E. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës thikë.

Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al