Transmetuar më 14-09-2020, 09:44

Policia e Elbasanit, del me deklaratë zyrtare lidhur me aksidentin fatal me pasojë vdekjen e dy vajzave të reja, mbrëmjen e së dielës, në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan.

Konfirmohet arrestimi i shoferit që shkaktoi aksidentin, i cili ndodhej në drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, ndërsa ngrihen dy akuza ndaj tij.

Në lidhje me informacionin e dhënë mbrëmjen e djeshme për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, ku Behar Pema, 58 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen Denisa Dibra, 25 vjeçe, banues në Shkodër dhe për pasojë kanë ndërruar jetë në spital dy pasagjeret, shtetaset Lusinda Garunja, 19 vjeçe dhe Xheneta Qallia, 18 vjeçe, të dyja banuese në Shkodër, si dhe janë plagosur shtetaset Denisa Dibra dhe Nervida Garunja, 25 vjeçe, banuese në Shkodër, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën, policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore.

Në përfundim të veprimeve hetimore, policia e Elbasanit ka arrestuar 58-vjeçarin Behar Pema, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Lidhur me këtë ngjarje, materialet iu referuan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale. /a.y/noa.al

Manovrat e të dehurit në rrugë, iu morën jetën dy vajzave të reja/ Dëshmia e të plagosurës

Aksidenti tragjik në Tiranë-Elbasan, kush janë dy vajzat që humbën jetën/ Emrat