Transmetuar më 13-09-2020, 21:59

Dy vajza në moshë të re humbën jetën mbrëmjen e sotme, si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin Tiranë-Elbasan.

Viktimat janë Lusinda Garunja 21 vjeçe dhe Xheneta Qallia 23 vjeçe nga Shkodra.

Ndërkohë e plagosur mbeti Nervida Garunja 23 vjeçe, motra e Lusindës si dhe një vajzë tjetër, Denisa Dibra, e cila drejtonte mjetin.

Policia tha zyrtarisht se në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 vajzave të cilat ishin të bllokuar.

Të dëmtuarat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku dy vajza si pasojë e plagëve të marra ndërruan jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD, u identifikua si Behar Pema, 58 vjeç, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur. /a.y/noa.al

Makina ku udhëtonin 4 vajza pësoi aksident, 2 humbin jetën. Pamje nga vendngjarja