Transmetuar më 13-09-2020, 21:28

Bien në pranga tre persona në Lezhë, mes tyre dy gra.

Arrestimet kanë ndodhur në harkun kohor të 24 orëve të fundit. “Shqiponjat” kanë arrestuar personin Gj.B.,25 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se mbante me vete disa doza kanabis, të bëra gati për shitje. Ndërsa gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur doza të tjera kanabis, municion luftarak, dorezë metalike dhe një thikë.

Ndërkaq në Kurbin është arrestuar një 52-vjeçare e cila kultivonte kanabis.

Gruaja me iniciale T.P., banuese në Kurbin  ra në prangat e policisë pas raportimit të banorëve.

E arrestuara e tretë është një 40-vjeçare që dhunonte vjehrrin e saj.

Gruaja me iniciale V.P., banuese në fshatin Krajen të Lezhës  rrihte vjehrrin e saj 70-vjeçar me iniciale Z.P.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.