Transmetuar më 13-09-2020, 21:29

Ngjarja tragjike që përgjaku fatalisht rrugën Tiranë-Elbasan sot në mbrëmje, i ka marrë jetën dy vajzave në moshë fare të re.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, kur mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses kanë bërë të mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetaseve të cilat ishin të bllokuara.

Ato u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 vajza, 21 dhe 23 vjeçe, si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Të ndjerat janë Lusinda G. dhe Xheneta Q., banuese në Shkodër.

Vajzat të cilat ndodhen në spital janë: N. G. 23 vjeçe dhe D.D., 25 vjeçe nga Shkodra e cila drejtonte mjetin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.

Nga të dhënat e para dyshojet se një makinë tip ‘Benz’ me targa AB 209 AD ka goditur nga pas makinën tip ‘Volkswagen’, me targa AA 409 VE. Te kjo e fundit gjendeshin katër vajzat.

Dy prej tyre që humbën jetën ndodheshin në secilit e pasme. Dy vajzat e tjera ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Raportohet se drejtuesi i Benzit, një 58 vjeçar i identifikuar si Behar Pema, është shoqëruar nga policia. Dyshimet janë se ai ishte në gjendje të duhur.