Transmetuar më 13-09-2020, 21:02

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Krrabës.

Një automjet tip "Benz", dyshohet se ka goditur mjetin tip "Volkswagen", ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetaseve të cilat ishin të bllokuara.

Ato u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e plagëve të marra, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.