Transmetuar më 13-09-2020, 14:55

Gjeti vdekjen në moshën 13-vjeçare nga një amebë që i hëngri trurin. Është kjo ajo që ka ndodhur në Florida, SHBA, ku Tanner Lake Wall e mori parazitin Naegleria Fowleri ndërsa ishte me pushime me familjen e tij në fund të korrikut.

Vdekja ndodhi gjatë mesit të gushtit, por vetëm tani prindërit kanë vendosur të tregojnë për median atë që ndodhi me shpresën për të paralajmëruar prindërit e tjerë për këtë amebe të rrallë, por vdekjeprurëse.

Fëmija shkoi të notonte në një liqen gjatë një pushimi kamp, ku ndodhej me familjen nga 23 deri më 26 korrik.

Por gjatë larjes, paraziti hyri në hundën e tij dhe ditën tjetër ai filloi të kishte një dhimbje koke të cilat u bënë më të forta, të shoqëruara nga simptoma të tjera duke përfshirë të përzier dhe të vjella.

Kur u dërgua në spital, mjekët menduan për një grip të parëndësishëm. Por ndërsa gjendja e Tanner u përkeqësua, prindërit e çuan në një spital tjetër në Gainsville, ku analizat kësaj here konfirmuan diagnozën: meningoientefaliti amebik primar, një sëmundje për të cilën nuk ka shërim.

Pas disa ditësh, prindërit vendosën që të heqin pajisjet e frymëmarrjes që embanin gjallë Tanner. Tani ata po përpiqen të rrisin ndërgjegjësimin e publikut për të shmangur episodet e tjera të ngjashme, duke kujtuar se ameba që ha trurin mund të jetë e pranishme në trupat e ujit nga korriku deri në fund të shtatorit.

“Një zhytje ose një notim është e mjaftueshme”, tha babai. /a.y/noa.al