Transmetuar më 13-09-2020, 09:16

Nëna e vajzës 13-vjeçare e cila u përdhunua nga babai i shoqes së saj, në Vërdovë të Pogradecit, thotë se familja ku rrinte e bija, e kishin të besuar.

Duke folur për mediat, gruaja ka thënë se vajza rrinte e mërzitur dhe kur e pyeste se çfarë kishte, nuk shprehej.

“Ne e kishim të besuar, që po rrinte vajza me vajzën e tij, me të ëmën, me atë. E dinim familje të besuar. Duke insistuar me pyetje, vajza tha mami ‘kështu kështu që në nëntor, kemi dy vjet që jemi të lidhur me atë’. Ne e dinim njeri të sigurt, mirëpo doli maskara. Ai vinte këtu te ne, më tha mua ku e keni burrin, se do ta marr në punë, i thashë e kam këtu. Erdhi u njohën, bënë muhabet, e pastaj na tha, vajza jote ka krahë te unë, e ushqej unë, me të ngrënë, me të gjitha do ta mbaj unë. Vajza mbrëmë u tmerrua, më tha mami luajta nga mendtë, i thashë çfarë ke me mami? Vajza mori policinë u tha ‘jam shumë e shqetësuar ju lutem më ndihmoni’. Vajza më thoshte që donte ta godiste, ta përdhunonte, e kishte rrahur, e dinte ai që babai nuk është në gjendje ta mbrojë”, tregoi gruaja.

Ajo kërkon ndëshkimin më të egër për 46-vjeçarin, Blerim Bizgjoni, teksa thotë se ka nevojë për ndihmë, pasi vajza nuk është mirë dhe gjithë kohës është e mërzitur.

Familja e së miturës së abuzuar ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike, pasi babai vuan nga shëndeti mendor.

Pikërisht përkujdesja e ofruar për vajzën, është marrë si lehtësi nga familja e saj, duke e lejuar të jetoj në shtëpinë e Bizgjonit, pa e ditur se çfarë ndodhte. /a.y/noa.al

Babai akuzohet se abuzoi me shoqen e vajzës 13-vjeçare, e bija zbuloi ngjarjen/ Dyshohet për një tjetër akt abuziv