Transmetuar më 12-09-2020, 18:37

Një person, i cili është përpjekur të marrë peng një vajzë 4-vjeçare në sy të nënës së saj në një restorant në Afrikën e Jugut, është ndaluar në kohë rekord.

Pamjet shokuese tregojnë 24 vjeçari që futet me shpejtësi në restorant nga hekurat dhe kap vajzën e vogël nga qafa në sy të nënës së saj të tmerruar.

Në video duken 2 gra duke folur dhe një fëmijë në tavolinën e një restoranti picash. Sapo hyn agresori drejtohet për nga vajza.

Për fat të mirë të pranishmit ndërhynë menjëherë duke e shtrirë përtokë të riun.

Më poshtë pamjet: