Transmetuar më 12-09-2020, 12:00

Ngjarja ka ndodhur në banesën e të arrestuarit, Blerim Bizgjoni, i cili duke përfituar nga miqësia me familjen e vajzës, mësohet se e mbante atë për më shumë se një vit brenda në shtëpinë e tij.

Ai prej një viti e mbante në shtëpi me pretendimen per perkujdesje, duke qenë se edhe vajza e tij ishte thuajse moshatare me viktimën.

Para dy vitesh vajza me familjen e saj ishte shpërngulur nga fshati Cezme e Madhe në Verdovë të Pogradecit. Edhe Blerim Bizgjoni kishte ardhur më herët në atë zonë, nga fshtatrat e Mokrës.

Vajza ka bërë deoncimin dy ditë më parë, pas abuzimit suksual.

Gjatë rrëfimit të dhimshëm që ka bërë vetë vajza, pasi ka denoncuar abuzimin dhe dhunën seksuale që është ushtruar ndaj saj, autori është vënë në pranga.

Mësohet se autori pasi mori vesh para dy vitesh që ishin shpërngulur në Vërdovë, ku banonte edhe ai, meqe ishin krushqi e largët, kishte shkuar dy- tri herë për vizitë në familjen e të miturës.

Pastaj i kishte thënë të ëmës së vajzës, që ajo mund të qëndrojë te shtëpia e tij meqë kishte vajzën e vet thuajse moshatare.

Me kalimin e kohës, 46-vjeçari kishte filluar dhe e kishte ngacmuar me fjalë.

Më vonë kishte filluar ta prekte në vende intime, deri sa në ditën e Kurban Bajramit ai e kishte nxjerrë gocen ne ballkon dhe i kishte thënë që të kryenin marrëdhënie seksuale.

Pas asaj dite e kërcënonte, se nëse do të tregonte, ai do ta vriste. Fqinjët thanë se kishin dëgjuar më herët për abuzimin. Vajza e ka humbur të atin, ndërsa e ëma ka probleme shëndetësore.

Fqinjët e të arrestuarit dhe vajzës së mitur thanë se Blerim Bizgjoni njihej për sjellje të tilla, madhe dyshyhet të ketë abuzuar edhe me vajzat e tjera.

/NOA.al