Transmetuar më 12-09-2020, 00:15

Gruaja 36-vjeçare, e goditur dy ditë më parë me thikë nga burri i saj, edhe pse pësoi 11 plagë në trup, e ka kaluar rrezikun për jetën.

Ajo është e shtruar aktualisht  në Kirurgjinë Plastike në QKUK.

Qëndresa (Halit) Barani (36 vjeçe) mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Mitrovicë,  me dy fëmijë, Pamorin 8 dhe Poemen 5  vjeç, ndodhej në dhomën e gjumitm kur u sulmua. Personi i dyshuar që e qëlloi me thikë 11 herë në pjesë të ndryshme të trupit, burri i saj, tentoi ta vrasë.

Burri i saj, i dyshuari, F. R., i është dhënë  masa e paraburgimit prej 30 ditësh pas arrestimit.

Familjarët e viktimës së sulmit, thanë se ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës.

Medias kosovare kanë publikuar edhe pamjet e rënda të gruas, në spital, pas plagosjes.

Sipas tyre, Qendresa e dinte se bëhet fjalë për burrin e saj, meqenëse i njëjti e kishte sulmuar edhe më herët. Për njërin nga rastet e paraqitura, ai ishte dënuar me 12 muaj burgim me kusht.

Incidentin e dhunshëm e konfirmoi dy ditë më parë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Ndërkohë, Komuna e Mitrovicës, vendosi këtë të premte që sulmuesin ta përjashtojë nga puna e arsimtarit të artit figurativ. Edhe gruaja që mbeti e plagosur ishte mësuese.

/NOA.al