Transmetuar më 11-09-2020, 15:37

Duket se ka një përmirësim të lehtë të situatës me koronavirusin në Kosovë.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar 50 raste të reja në 24 orët e fundit, nga 561 testime në total.

Por humbjet e jetëve vijojnë të përbëjnë shqetësim për bluzat e bardha.

Pesë pacientë e kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Numri total i rasteve pozitive është 14 mijë e 496, ndërsa ai i jetëve të humbura ka shkuar në 586.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 117 pacientë. /k.k/noa.al/