Transmetuar më 10-09-2020, 19:23

Një epokë e re komunikimi po nis për abonentët në Shqipëri të cilët nga sot prekin transformimin e Telekom Albania në në ONE Telecommunications.

Ky vit mund të mos ketë qenë më i miri në jetën tonë, e megjithatë, sajë tij po bëhemi më të fortë dhe më të ndërgjegjshëm se çfarë ka rëndësi në të vërtetë.

Për ONE ajo që do të ketë vërtetë rëndësi, jeni ju. Prandaj, ONE premton se do të jetë i përkushtuar ndaj klientëve, duke ofruar shërbimin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nga ceremonia e sotme. Foto: noa.al

ONE vjen me profesionalizëm, pasi ka investuar për të ndërtuar rrjetin më të mirë 4G/4G+ në Shqipëri.

Nga ceremonia e sotme. Foto: noa.al

"Jemi njohur me nevojat tuaja dhe angazhohemi për të qenë realë në treg, duke ofruar atë që ju duhet dhe që keni kërkuar për shumë kohë", thotë ONE duke njoftuar se "së shpejti do të njiheni me ofertat dhe planet tona të reja tarifore dhe jemi të bindur që s’do të mbeteni të zhgënjyer".

One vjen nga nesër me përvojën më të mirë të klientit në Shqipëri, me dyqane të ri-modeluara duke synuar të jetë gjithmonë një hap përtej asaj çfarë kërkoni.

Nga ceremonia e sotme. Foto: noa.al

LIVE Ceremonia e prezantimit zyrtar sonte në Tiranë

ONE, çdo ditë më mirë!

ONE është këtu, për ty. Me rrjetin më të mirë ndonjëherë, me produkte e plane tarifore më të mira dhe me përvojën më të mirë për klientin. Ne përmirësohemi çdo ditë, për ty.

Publiée par ONE Telecommunications sur Jeudi 10 septembre 2020

Risitë që sjell ONE duke nisur nga sot:

RRJET MË TË MIRË PËR TY

Nga ceremonia e sotme. Foto: noa.al

Rrjeti është në themel të gjithçkaje që ne bëjmë. ONE sjell për ty më të mirën e mundshme të teknologjisë sot, gati për të ardhmen.

Kemi investuar të ndërtojmë rrjetin 4G+ të Evoluar të ONE, më të mirë dhe më të sigurt se ndonjëherë, me mbulim më të gjerë dhe më të thellë, shpejtësi më të larta interneti dhe cilësi superiore në telefonata.

3X më shumë mbulim 4G/4G+

7X mbulim më të mirë në ambiente të brendëshme

Shpejtësi deri në 1Gbps

3X më shumë cilësi në telefonata

Nga ceremonia e sotme. Foto: noa.al

PLANE MË TË MIRA, ME KOMUNIKIM PA LIMIT, PËR JU ONE UNLIMITED

Ju dëshironi të jeni gjithë kohës të lidhur në internet. Ne e dimë këtë, sepse ju kemi pyetur. Prandaj ONE sjell për ju paketa dhe plane me internet PA LIMIT. Me planet ONE UNLIMITED dhe ONE BUSINESS, do të jeni gjithmonë të lidhur me internetin edhe pas përfundimit të njësive dhe nuk do të tarifoheni më për MB.

ZBULO PLANET ME KONTRATË ONE UNLIMITED

ZBULO PAKETAT ME PARAPAGESË ONE UNLIMITED

ZBULO PLANET ONE BUSINESS

MËNYRË MË TË MIRË QË TË KENI NJË TELEFON TË RI

Ju keni dëgjuar për këtë mënyrë nga vendet e tjera dhe e keni kërkuar me ngulm. Më në fund, për herë të parë në Shqipëri po e bëjmë të mundur për ju që të merrni telefonin tuaj të preferuar të kombinuar me planet ONE UNLIMITED me kontratë, dhe ta shlyeni muaj pas muaji. Në dyqanet ONE do të gjeni telefonat që kërkoni, përzgjedhur me kujdes çdo sezon, posaçërisht, për ju.

Telekom Albania bëhet ONE, çfarë sjell për abonentët

Kompania e parë e telefonisë celulare në Shqipëri, pritet të kryejë këto ditë një transformim të rëndësishëm.

Telekom Albania që shumë prej nesh e kujtojnë ende edhe si AMC, në 24 vjetorin e saj bëhet One Telecommunications duke premtuar një epokë të re për më shumë se 1.2 milion abonentë.

Nesër më 10 shtator pritet lançimi zyrtar i One dhe tashmë fushata mediatike ka nisur, për të njohur publikun me ndryshimin e ri.

Këtë të enjte pasdite, shndërrimi i Telekom në One do të vijë tek publiku nëpërmjet një programi me evente. Gjithnjë duke respektuar masat antiCovid, drejtori ekzekutiv Emil Georgakiev dhe aksioneri Elvin Guri do të njoftojnë zyrtarisht brandin e ri. Jo vetëm kaq, në këtë mbrëmje zhvillohet One Shoë me spektakël dritash në Liqenin Artificial të Tiranës.

One siguron se ky transformim, nuk do të konsistojë vetëm në ndryshimin e markës, por edhe në përmirësimin e të gjithë përvojës së klientit, cilësisë së rrjetit, konceptimit të planeve tarifore dhe produkteve.

Por çfarë ndryshon për abonentët? Noa.al kontaktoi me përfaqësues të kompanisë dhe ju sjell disa informacione të rëndësishme.

Abonentët do të lidhen njëlloj me kompaninë, pra nuk ndryshon as numri dhe as karta e çdo abonenti me parapagesë apo me kontratë.

Një ndryshim që ka nisur është se në celularin ka nisur të shfaqet emërtimi one.al në vend të telekom.al. Po ashtu, shërbimet do të vazhdojnë të ofrohen në të gjithë rrjetin aktual të dyqaneve Telekom në Shqipëri, por tashme me një imazh të ri dhe shërbim më cilësor.

Abonentët do të gjejnë dyqane të rimodeluara, më pak procedura, oferta më të mira, më shumë mundësi, e po ashtu, plot zgjedhje për telefona të cilat do të mund t’i paguajnë edhe bashkë me planet tarifore.

Kompania premton edhe disa produkte të tjera shumë të favorshme që do të lançohen në ditët në vijim dhe noa.al do t’ju informojë në vazhdimësi. /noa.al/