Transmetuar më 10-09-2020, 10:14

Një person i moshës 50-vjeçare i cili bënte serf, u shqye për vdekje nga një peshkaqen në Greenmount Beach, në Queensland të Australisë.

Sulmi ndodhi pasditen e së martës, ku pavarësisht ndihmës së dhënë 50-vjeçarit, gjeti vdekjen pak më vonë.

Rasti në fjalë bëri që plazhet si në veri, edhe në jug të Greenmount Beach, të mbyllen menjëherë.

Disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se pushues të shumtë u hodhën në ujë për ta shpëtuar, por plagët ishin shumë të thella, duke mos arritur që të shpëtojë.

Në brigjet e Gold Coast sulmi i fundit nga peshkaqeni daton në vitin 2012, kur një 20-vjeçar u kafshua në ujërat e Nobby Beach, por arriti që të shpëtojë.

Ndërkohë rasti i fundit kur u shënua një viktimë si pasojë e sulmit nga peshkaqeni, ka ndodhur në vitin 1985. /a.y/noa.al