Transmetuar më 09-09-2020, 22:02

Amber May filloi të bënte operacione plastike të fytyrës në moshën 18 vjeçe, dhe tani 22 vjeçe, ka shpenzuar dhjetëra mijëra euro në kirurgji plastike.

Pasi ka rritur ndjeshëm gjinjtë ajo thotë se ka plane të shkojë nën thikë përsëri.

Vajza ka shpenzuar deri tani mbi 40 mijë euro në kirurgji plastike, në dy vjet e gjysmë dhe për t’i dhënë vetes pamjen përfundimtare prej kukulle “Barbie”, i duhet që të bëj ende operacione.

Kur ishte 19 vjeçe tha se ishte e pakënaqur me madhësinë e saj natyrale të gjoksit.

Amber kishte një fiksim, duke e çuar atë në madhësinë më të madhe që kirurgu i saj mund të realizonte.

Amber, një prezantuese, valltare dhe modele televizive për të rritur, nga Midlands, pranoi se tani edhe njerëzit janë bindur, duke i thënë asaj se duket si një kukull Barbie.

“Kam bërë operacionin e parë në gjinjtë e mia kur isha 19 vjeçe, me financime duke punuar edhe në një klub pesë netë në javë”, – tha ajo.

"E kam dashur gjithmonë të madh dhe të rremë gjoksin, por kam bërë një operacion në Mbretërinë e Bashkuar, pas operacionit tim të parë kam rezervuar me Dr Plovirr në Belgjikë. Ai bën implantet e mëdha xl false”, shtoi ajo.

“Unë kisha parë vajza në Instagram dhe më pëlqente madhësia e tyre, kështu që i thashë kirurgut që gjoksi im të shkonte sa më i madh!”

Ajo po shijon tani edhe rezultatet.

“Kur vallëzoj në një klub nate, tani kam edhe më shumë të ardhura për shkak të mënyrës se si dukem”.

“Unë punoj edhe në TV, rrjetet sociale dhe modelim. Kjo është puna ime me kohë të plotë, kështu që gjatë gjithë kohës fitoj para, nga pamja ime.”

Kjo është menduar prej saj, si ndoshta mënyra më e mirë për të bërë para.

/NOA.al