Transmetuar më 09-09-2020, 21:35

Vajza 4 vjeçe përdhunohet nga grupi i djemve midis moshës 10 dhe 13-vjeç, ndërsa e ëma kishte shkuar të rregullonte flokët.

Grupi i djemve dyshohet se përdhunoi vajzën në një ‘vendbanim informal’ të Muldersdrift, Afrika e Jugut.

Ata janë dërguar në një qendër paraburgimi dhe pritet të paraqiten në gjykatë

Katër djem të moshës midis 10 dhe 13 vjeç janë akuzuar për përdhunimin e vajzës katër vjeçare.

Prokuroria ka pohuar akuzat e ngritura ndaj tyre.

Djemtë ndodhen në një qendër paraburgimi dhe pritet që së shpejti të paraqiten në gjykatë për akuzat e përdhunimit.

Zëdhënësi Mavela Masondo tha për Eyeëitness Neës: "Djemtë, së bashku me kujdestarët e tyre, si dhe nënën dhe viktimën, u morën në stacionin e policisë pasi një çështje përdhunimi ndaj fëmijës u hap për hetime të mëtejshme".

Nëna e viktimës e mësoi për përdhunimin e pretenduar, ndërsa ajo ndodhej në parukeri ku po rregullonte flokët.

Ngjarja ndodh pak ditë pasi edhe një burrë i moshës 24 vjeç u arrestua për përdhunimin e një vajze pesë-vjeçare në Khutsong të enjten, në një ngjarje tjetër të veçantë.

Burri dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e viktimës së tij të re ndërsa nëna e saj e kishte lënë atë me vëllain ose me motrën e saj 11-vjeçare.

"Në hetim doli se burri e rrëmbeu fëmijën të cilin e çoi në kaçubë dhe e përdhunoi," tha Masando.

Ai u gjet nga policia të Dielën dhe u arrestua.

/NOA.al