Flet ish-gruaja që me 3 fëmijët u braktis nga ylli i futbollit, ai vendosi të martohej me mbesën e saj (Foto)
Transmetuar më 09-09-2020, 17:03

Hulk, ylli i ftubollit brazilian, u nda nga bashkëshortja e tij Iran Angelo, për t’u martuar me mbesën e saj bëri bujë në media.

Iran Angelo ka reaguar për herë të parë, pesë muaj pasi sulmuesi aktual i Shanghai SIPG, i cili ka luajtur me klube të rëndësishme europiane më partë, u martua me mbesën e saj, Camila Angelo.

Ajo ka shprehur dhimbjen e madhe që ndjeu nga tradhtia e mbesës dhe ish-bashkëshortit në mediat sociale.

“Ishte sikur të kisha varrosur vajzën time,”– tha Iran, duke komentuar martesën e lojtarit të Kombëtares së Brazilit me Camillan, në fillim të këtij viti.

Hulk dhe Iran u ndanë pas 12 vitesh martesë. Ata njoftuan ndarjen e tyre në korrik të vitit 2019.

Ata kishin tre fëmijë së bashku, Hulk – Ian, Tiago dhe Alice, para divorcit.

Në një postim në Instagram, Irani Angelo shkruan se e kishte konsideruar Camilan si vajzën e saj dhe se ishte e dhimbshme për të, që të pranonte faktin që ajo ishte martuar me ish-bashkëshortin e saj.

“Ishte si vajza ime, fëmija im i katërt. Unë i dhashë gjithçka që ajo dëshironte kur ishte e vogël dhe i besova asaj,”- shkroi Iran.

“Zgjohem dhe bie në gjumë pa e kuptuar pse më ndodhi e gjitha kjo. Dhimbja ështe e madhe, ndonjëherë mendoj se do më shqyejë zemrën, por Zoti vjen dhe më mbështet. Unë i dhashë kësaj vajze gjithçka që kur erdhi në botë. Sakrifikova  ëndrrat e mia kaq shumë herë për t’i bërë ëndrrat e saj realitet”.

“Dhe këtu nuk po flas vetëm për të mirat materiale, pasi këto janë të lehta për tu dhënë kur ke para, por për dashurinë, afeksionin, vëmendjen, respektin, apo gjithçka tjetwr. Ajo i dinte dobësitë, pasiguritë, dhembjet, frikërat, planet e mia dhe kishte dashurinë time të pakushtëzuar”.

“Nëse bëra një gabim, Zoti e di që kjo ishte për shkak se unë doja dhe besoja shumë. Sot jetoj me dhimbjen e varrimit që u bë me datën 21 dhjetor, në prag të Krishtlindjeve” – tha ish gruaja e Hulk, pas tradhtisë së futbollistit.

/NOA.al