Transmetuar më 08-09-2020, 23:58

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkëlqejë me Portugalinë edhe pse vitet kalojnë dhe tashmë ka 35-vite mbi supe.

Portugezi shënoi ndaj Suedisë një super gol nga goditje e dënimit, nga rreth 30 metra distance.

Ishte koha e shtesë e pjesës së parë kur Ronaldo kaloi në epërsi Portugalinë.

Ky ishte goli i tij i 100 me kombëtaren portugeze.

Ronaldo e ka fituar Kampionatin Evropian me Portugalinë dhe është shënuesi më i mirë në histori i Portugalisë.

Më poshtë goli i 100 me Portugalinë: