Transmetuar më 08-09-2020, 20:27

Mbrëmjen e djeshme, dy talentet e Anglisë, Mason Greenwood (18-vjeç) dhe Phil Foden (20-vjeç), futën në hotelin e kombëtares fshehurazi tre femra.

Pas këtij veprimi, trajneri Gareth Southgate i largoi dhe nga kombëtarja e “Tre Luanëve”.

Pak çaste më parë, mediat britanike kanë zbardhur edhe bisedën mes dy talenteve anglezë, dhe femrave që kanë sjellë fshehurazi në hotelin ku grumbullohej kombëtarja e Anglisë.

Lojtari 1 – “Alo? Ma thuaj sërish, çfarë po më thoshe në Snap? (Aplikacioni Snapchat).”

Vajza – “Hahaha. Me thuaj çfarë plani ke?”

Lojtari 1 – “Çfarë plani po thua?”

Vajza – “Mmmmmmm….”

Lojtari 1 – “Plani im varet nga ajo që ti do”.

Lojtari 2 – “Shoku im të tha se ‘Varet çfarë dëshiron ti’”.

Vajza – “Ne mund të vijmë në hotel, por a jeni të sigurt që mund të na merrni brenda?”

Lojtari 1 – “Pse dëshironi që të vini në hotel?”

Lojtari 2 – “Çfarë po mendoni saktësisht, na e thoni”.

Vajza – “Goca, çfarë po mendoni? Do të ikim?”

Lojtari 1 – “Sa shoqe jeni? Mund të vini”.