Transmetuar më 08-09-2020, 18:18

Pas aventurës të sukseshme me Malagan në Spanjë, sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit është prezantuar sot te skuadra turke e Ezurumspor.

29-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me ekipin e ri, një ditë pas humbjes së Shqipërisë përballë Lituanisë.

Erzurumspor është skuadra e 11-të në karrierën e Armando Sadikut, i cili e nisi me Turbinën e Cërrikut, kaloi te Gramozi i Ersekës më pas te Elbasani.

Më pasi ai u transferua në Zvicër, ku aktivizua me 4 ekipe, Lokarno, Lugano, Vaduz dhe Zyrih.

Legia e Varshavës, dhe më pas dy ekipet në Spanjë, Levante dhe Malaga kanë qenë skuadrat ku ka luajtur shqiptari. /k.k/noa.al/