Transmetuar më 08-09-2020, 18:24

Ardit Gjebra pas pushimeve pritet të rikthehet këtë fundjavë me emisionin e tij të përjavshëm, “E diela shqiptare” .

Këngëtari, kompozitori dhe producenti i njohur, është edhe një nga moderatorët më  të suksesshëm dhe më të dashur për publikun shqiptar.

Karrierën Arditi e nisi si këngëtar dhe kompozitor disa vite më parë.

Ai  pas emigrimit në Itali, u kthyer për të fituar festivalin e këngës në RTSH, në fillim të viteve ’90, duke i hapur rrugë karrierës së sukseshme në televizion.

Ai gjithashtu ka treguar se është edhe një familjar shumë i përkushtuar dhe një baba i shkëlqyer.

Arditi ka një familje të mrekullueshme dhe dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

Anila është bashkëshortja e tij. Sakaq, disa foto të bërë publike mes tij dhe bashkëshortes në rini, tregojnë sa shumë ka ndryshuar çifti, në tërë këto vite.

/NOA.al