Transmetuar më 08-09-2020, 15:14

Edhe Kosova prej javësh po vuan nga agresiviteti i koronavirusit, me viktima dhe raste të reja çdo ditë.

Më në fund ka ardhur një lajm i mirë, teksa në 24 orët e kaluara nuk është regjistruar asnjë viktimë në radhët e pacientëve në spital.

Sa i përket rasteve të reja me koronavirus, ato janë 97 në 24 orët e fundit, nga 481 testime.

Numri total i rasteve pozitive është 14 mijë e 301, ndërsa 568 persona e kanë humbur betejën që nga nisja e epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë. /k.k/noa.al/