Transmetuar më 08-09-2020, 14:00

Ishte e shoqëruar nga i shoqi dhe djali i saj në avion, në pritje për të zbritur pas uljes.

Papritur ngriti levën e emergjencës dhe hapi derën, duke nisur të ecte në krahun e avionit si pa të keq.

Gruaja u ndalua nga autoritetet, por u justifikua duke thënë, “Kisha shumë vapë, nuk duroja dot më”.

Ngjarja ndodhi të enjten e kaluar në aeroportin e Boryspil në Kiev, të Ukrainës, në një avion të nisur nga Antalia në Turqi.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, ishte në pushime me familjen e saj dhe në kthim, në aeroport, nuk e duroi dot të nxehtin, duke bërë veprimin e pazakontë.

Gruaja rezultoi negative ndaj testit të alkoolit dhe drogës, ndërkohë që u dëbua përjetë nga fluturimet e kompanisë ajrore “UIA”, ndërkohë që rrezikon edhe një gjobë të kripur. /a.y/noa.al

Hap derën e avionit dhe ecën mbi krahun e tij, si u justifikua pasagjerjaLAJMI:https://noa.al/lajmi/2020/09/2187182.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Mardi 8 septembre 2020